DETAJET/ Si ‘u zhduk’ koleksioni i verave “Petrvs Pomedol” të Ergys Agasit , në hetim edhe përgjegjësit e Doganave

DETAJET/ Si ‘u zhduk’ koleksioni i verave “Petrvs Pomedol” të Ergys Agasit , në hetim edhe përgjegjësit e Doganave

Ergys Agasi TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e Ergys Agasit, ku në kërkim nga Prokuroria e Tiranës është shpallur edhe djali i xhaxhait i biznesmenit Eno Agasi. Çështja ka të bëjë me një kantinë vere, ku ndodhej koleksioni shumëvjeçar “Petrvs Pomedol” i cili u zbulua nga agjentët e BKH-së në vilën e Agasit, por shishet e verës të lëna në ruajtje për t'u sekuestruar nuk u gjetën më. Hetimet tregojnë se gjatë natës, Eno Agasi ka larguar sasinë e verës nga kantina dhe më pas ka hequr edhe serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonët e Doganave janë rikthyer për të marrë mallin dhe për ta dërguar në ruajtje, kanë konstatuar se vera nuk ndodhej më në...