Detajet nga vrasja me thikë e 31-vjeçarit në Tiranë/ Sherri nisi në një fast-food, policia shpall në kërkim dy persona
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin pasditen e kësaj të premte, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë pas një konflikti të çastit. Sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, Egli Pashollari pati një konflikt me një grup të rinjsh në një fast-food në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. Pasi doli nga fast-foodi, dy autorët i bënë pritë dhe njëri prej tyre e goditi me thikë në shpinë. Mësohet se policia ka shpallur në kërkim dy persona për këtë ngjarje të rëndë. Egli Pashollari i cili mbeti i vrarë me thikë pasditen e sotme, rezulton të ketë punuar si polic i burgjeve. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv