Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit në Tiranë/ Debati nisi në rrugë se kush do kalonte i pari, dolën nga makinat dhe…

Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit në Tiranë/ Debati nisi në rrugë se kush do kalonte i pari, dolën nga makinat dhe…

Të tjera detaje dalin nga vrasja e Egli Pashollarit një ditë më parë në Tiranë. Burime për gazetaren Dorjana Bezat bëjnë me dije se autori ishte me bashkëshorten në makinë, të cilën sapo e kishte marrë nga puna. Rrugës ishte ndeshur me Egli Pashollarin, i cili po lëvizte me automjet dhe ishin konfliktuar për përparësinë e lëvizjes. Pas konfliktit verbal, të dy dolën nga makinat, duke u konfliktuar fizikisht me grushte. Kaq mjaftoi që autori të nxirrte thikën dhe të plagoste për vdekje Egli Pashollarin. Autori ishte i martuar, baba i dy fëmijëve dhe jetonte në zonën e Kombinatit. Ai ishte punonjës sigurie, ndërsa Egli Pashollari, rezulton të ketë punuar si polic i burgjeve, Top Channel