Detaje nga tentativa e grabitjes së “FiBank”, policia: Autori qëlloi në dysheme, por nuk ka të lënduar! Si u arrestua 58-vjeçari
Foto ilustruese TIRANË- Një person i armatosur, i identifikuar si Bardhyl Fusha, ka tentuar të grabisë filialin një filial të "FiBank" në zonën e Delijorgjit në Tiranë. Ndërkohë ka reaguar Policia e Tiranës, e cila ka dhënë detaje për ngjarjen. Sipas bluve të kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, ku dyshohet se 58-vjeçari ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka qëlluar me armë zjarri në dysheme. Si pasojë e të shtënave fatmirësisht nuk ka patur persona të dëmtuar. Bardhyl Fusha është arritur të neutralizohet nga efektivët e policisë dhe është shoqëruar në Komisarit. Ndërkohë, është sekuestuar edhe arma e përdorur nga autori. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet...
Burimi:
zeri.ai