Detaje nga sherri me thikë në Korçë, dyshohet se i plagosuri vodhi banesën e 17-vjeçarit
Mësohet se 17 vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa kanë qenë forcat e komisariatit të policisë që e kanë kapur vetëm disa minuta më pas. Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë fakti se rreth dy vite më parë, dyshohet se i plagosuri Benard Qelemeni ka vjedhur banesën e autorit dhe pasi ky i fundit e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre. I plagosuri ka qenë ai që ka goditur 17 vjeçarin i cili ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në pjesën e krahut. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv