DETAJE nga bastisja në burgun grek! 40 qeli në ‘lupë’, emrat e shqiptarëve që i’u gjetën thika e celularë
sendet e sekuestruara GREQI-Detaje të reja janë zbardhur pas bastisjes së burgut Domokos sot në mëngjes nga FBI-ja greke. Nga kontrollet e kryera në 40 qeli u gjetën dhe sekuestruan armë të ftohta e celularë. Të proceduarit penalisht janë të burgosurit Dashamir Çobo, 56 vjec nga Vlora, Andon Dvorani 61 vjec nga Korca, Nikoll Nikolli alias Anton Gjoka 48 vjec, Enton Çeku 55 vjec nga Tirana, Gentian Isufi 49 vjec nga Memaliaj, Andi Selim 44 vjec, Alban Xhebexhiu alias Franko Sharka 35 vjec si dhe një sirian e një rumun. Mes qelive të kontrolluara me imtësi ishin edhe ato të të dënuarit shqiptar Alket Rizaj, si dhe të një tjetër të dënuari shqiptar të njohur me nofkën “Sandri”, i konsideruar organizatori kryesor i transportit të 1.2 ton kokainë...
Burimi:
zeri.ai