Detaje nga aksidenti në Klos/ I dehur në timon, ra në përrua dhe iku duke lënë shokun në mëshirë të ujit, policia nis kërkimet
Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Klosit pasi dyshohet se ka rënë me automjetin që drejtonte në përroin e fshatit Dars, është larguar nga vendngjarja dhe nuk i ka dhënë ndihmë pasagjerit që ndodhej në mjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në afërsi të urës së fshatit Dars, njësia administrative Klos, ku një automjet tip “Audi” me targa angleze ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e fshatit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit. Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet. Sipas Policisë, ai dyshohet se është larguar pas aksidentit, pa njoftuar autoritetet dhe pa ndihmuar pasagjerin. Nga hetimet...
Burimi:
gijotina.com