DETAJE! Dy autorë të maskuar me motor vendosën tritolin në mjetin e agjentit të Krimeve në Lezhë
PAMJE NGA NGJARJA LEZHË-Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse i regjistruar në orët e para të mëngjesit të 15 marsit, ku një sasi tritoli shpërtheu në automjetin në pronësi të agjentit të krimeve në Policinë e Lezhës, 41-vjeçari Gent Gjetja. Nga këqyrja e kamareve të sigurisë në zonë rezulton se autorët kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë lëvizur me një motor. Pista kryesore e hetimeve është ajo për shkak të detyrës të 42-vjeçarit, ndërsa Policia po punon për identifikimin e autorëve, i cili ka qenë i pamundur për shkak të kamuflimit të tyre. Paraprakisht 41-vjeçari Gent Gjetja ka deklaruar për hetuesit se nuk ka konflikte personale./ZËRI
Burimi:
zeri.ai