DETAJE/ Aksidentuan për vdekje 7-vjeçarin në Tiranë dhe u arratisën, arrestohen 2 shoferë, një burrë dhe një grua (EMRAT)
PAMJE NGA VENDNGJARJA TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur një ngjarje të rëndë që ndodhi mesditën e djeshme, ku një 7-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti në kryeqytet. Uniformat blu kanë identifikuar dhe kanë arrestuar shoferët e dy makinave të përfshira në aksident. Në prangat e Policisë kanë rënë 55-vjeçari Kostandin Shukulli dhe 42-vjeçarja Valentina Selman Koltraku. Shukulli dyshohet se ka qenë i pari që e ka përplasur të miturin me automjetin e tij dhe më pas ka qenë Valentina Koltraku e cila i ka dhënë goditjen e dytë. Sipas policisë, të dy drejtuesit e makinave janë larguar nga vendi i aksidentit. Më vonë, ka qenë 55-vjeçari që është kthyer dhe e ka transportuar të miturin në spital, por ka tentuar të mohojë dijeninë rreth aksidentit. Pavarësisht ndihmës...
Burimi:
zeri.ai