Dështon seanca paraprake për Benet Becin, kryebashkiaku i Shkodrës nuk paraqitet në Gjykatë
BENET BECI TIRANË- Ka dështuar seanca paraprake që do të mbahej sot në Gjykatën e Posaçme në ngarkim të kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Vetë socialisti nuk u paraqit në GJKKO, ndërsa pengesë për shtyrjen u bë edhe mungesa e një pjesë prej të pandehurve të tjerë të dosjes. SPAK e mori të pandehur Benet Becin, bashkë me 6 persona të tjerë. Prokurori Dritan Preci e akuzon Becin në lidhje me një tender, gjatë kohës që ai drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH. Sipas njoftimit, Beci akuzohet se ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”, me vlerë 96.5 milion lekë. Hetimi...
Burimi:
zeri.ai