Dështon kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares, vendos GJKKO
GJKKO ka vendosur të rrëzojë kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për përjashtimin nga procedure e gjyqit të gjyqtares Etleva Deda. Kjo kërkesë ishte depozituar nga Veliaj si pjesë e procesit penal ku ai është i përfshirë, por është konsideruar e pabazuar ligjërisht dhe pa argumente të mjaftueshme për të justifikuar përjashtimin e gjyqtares. Sipas vendimit të Bib Ndrecës, Etleva Deda do të vazhdojë të marrë pjesë në procedurat gjyqësore, duke vijuar shqyrtimin e çështjes penale që ka të bëjë me hetimet ndaj Veliajt. Kërkesa për përjashtim u paraqit pas një përplasjeje gjatë një seance paraprake të dosjes, ku ana e mbrojtjes argumentoi se gjyqtarja kishte sjellje të paligjshme, por Gjyqtari Ndreca vendosi se pretendimet nuk plotësojnë kriteret e nevojshme ligjore për të...
Burimi:
gijotina.com