Dështon gara për shefin e Gardës, nga 8 kandidatë asnjë fitues
Ka dështuar gara për drejtorin e ri të Gardës. Në mesazhin dërguar kandidatëve nga Ministria e Brendshme, thuhet se pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese. ”Në vijim të procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, ju informojmë se pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese”,-thuhet në mesazhin që u është dërguar 8 kandidatëve. Një nga kandidatët që është vlerësuar nga komisioni më me shumë pikë, i mungon një nga kriteret ligjore për t’u shpallur fitues, siç është cikli i dytë...
Burimi:
kohajone.com