Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Në dalje të Tiranës, përtej “Pallati me shigjeta”, ndotja e lumit të Lanës të vret sytë dhe të shpon hundët. Një kolektor i ujërave të zeza shkarkon lirisht mbi lumë jashtëqitjet që rrjedha i shtyn drejt perëndimit – fillimisht në lumin Ishëm dhe më pas në detin Adriatik. Cilësia e jetës së banorëve që jetojnë pranë këtij segmenti të Lanës i përngjan Mesjetës. “Nuk ka asnjë lumë në Europë më të ndotur se Lana,” thotë me shqetësim Aleko Miho, aktivist mjedisor dhe profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. “Është aq keq, sa kur bëjmë matjet e ngarkesave bakteriale, niveli i ndotjes shënon përtej maksimumit që pranojnë instrumentet”. Ndotja e Lanës nuk është një lajm i ri, pasi prej viteve ’60 në Shqipërinë...
Burimi:
gijotina.com