Dëshmitë e familjarëve të 20-vjeçarit: Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren

Dëshmitë e familjarëve të 20-vjeçarit: Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lala, solli dëshmi të familjarëve dhe shokëve të 20-vjeçarit Pavlin Preka, i vrarë me armë zjarri, më 26 shkurt të vitit të kaluar në pragun e shtëpisë, në Guci e Re në Shkodër. Sipas dëshmisë së një prej kushërinjve të tij, Edilion Tërthorja, mes emrave që Pavlini kishte shumë miqësi ishte Klaudio Lisi, kushëriri i parë i vajzës që Pavlini kërkonte të rrëmbente. Me të cilin viktima lëvizte shpesh në zonën e Dukagjinit. “Pavlini ikte shpeshherë në Dukagjin dhe kishte ditë të tëra që nuk e shikonim fare. Pastaj kur vinte në Shkodër na thërriste për të ndenjur për qejf në lagje. Nga ajo që di është se ai ka pasur shumë shok Klaudio Lisin, me të...