DËSHMIA FLAGRANTE/ Gerond Meçe zbulon bandën edhe në KPP, kush janë anëtarët në dosjen e AKSHI-t

DËSHMIA FLAGRANTE/ Gerond Meçe zbulon bandën edhe në KPP, kush janë anëtarët në dosjen e AKSHI-t

Fiorent Zguri, Gerond Meçe dhe Kreshnik Tërnova TIRANË-Gjithë skena e pengmarrjes së biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht të këtij viti është zbardhur në dosjen e SPAK siguruar nga ZËRI në lidhje me hetimet për tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Por përveç pasazhit të rrëmbimit të biznesmenit dhe emrave të të akuzuarve Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiri, të cilët dyshohen se kanë urdhëruar pengmarrjen, janë zbardhur edhe personazhet që qëndrojnë pas lirimit të tij. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, në skenë dalin anëtarët e Komisionit të Prokurimeve Publike. Por çfarë roli patën Fiorent Zguri nënkryetari i KPP dhe anëtarët e Komisionit Kreshnik Tërnov, Anila Malaj dhe Gjergji Mersini? Gjithçka fillon në ditën e rrëmbimit, ku vetë biznesmeni Gerond Meçe ka deklaruar se më 12 gusht pengmarrësit e...