“Derisa t’i ekzekutoj të gjithë burrat, nuk ndalem”, si u bë ‘vrasës i ftohtë’ Sabah Nuzi
Më 8 gusht 2020, ndërsa Shqipëria ndodhej ende në karantinë pas valës së parë të pandemisë së Covid-19, një fotografi nisi të qarkullonte në aplikacionin e koduar Sky ECC – një platformë komunikimi e përdorur në atë kohë në mbarë Europën për të shkëmbyer mesazhe larg vëmendjes së autoriteteve ligjzbatuese. Fotografia tregonte një person të shtrirë përtokë, pjesërisht i mbuluar nga bimësia. Mesazhi që e shoqëronte ishte i shkurtër dhe rrënqethës. “Një mashtrues më pak, vëlla”, shkruante dërguesi në spanjisht. “Janë tashmë 4 nga e njëjta familje, vëlla, dhe derisa t’i vras të gjithë burrat, nuk do të ndalem”, shtonte ai me një ton triumfues. Pesë vite më pas, hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të zbulonin se...
Burimi:
top-channel.tv