Deputetja Tabaku akuza ministrit Vengu: Duhet të ishit nën hetim, keni “shkëlqyer” në Portin e Durrësit

Deputetja Tabaku akuza ministrit Vengu: Duhet të ishit nën hetim, keni “shkëlqyer” në Portin e Durrësit

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka drejtuar akuza të forta ndaj ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë seancës parlamentare, duke e kritikuar për mënyrën e ushtrimit të detyrës dhe për qëndrimet e tij në lidhje me procesin e integrimit evropian. Tabaku iu referua angazhimit të mëparshëm të Vengut në Portin e Durrësit, duke pretenduar se aty kanë ekzistuar probleme serioze, përfshirë kontrabandën e naftës dhe lidhje me grupe të krimit të organizuar nga Amerika Latine. Sipas saj, këto çështje kanë ndikuar negativisht në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe kanë shtuar vëmendjen e Shteteve të Bashkuara ndaj luftës kundër krimit të organizuar. “Zoti ministër, unë ju mbaj mend për shumë gjëra, por shkëlqeni te Porti i Durrësit,” u shpreh Tabaku me tone ironike, duke...