Deputetja Luarasi në Kuvend: Pamjet me flakë në zemër të Tiranës, largojnë turistët nga Shqipëria
Deputetja e PS-së, Iris Luarasi gjatë fjalës në Kuvend ka dënuar hedhjen e molotovëve nga militantët e Sali Berishës ndaj vilës së Enver Hoxhës, sot qendër kulture. Luarasi tha se pamjet me molotovë të shpërndara në mediat ndërkombëtare, dëmtojnë turizmin në Shqipëri. “Kur flasim për turizmin, nuk po flasim për një çështje politike. Kur një turist vendos të vijë në Shqipëri, ai nuk sheh kush është në pushtet, por nëse Shqipëria është një vend i sigurit. Pamjet me molotovë, me flakë, me tension, janë pamje që për fat të keq nuk mbeten vetëm brenda Shqipërisë, sepse përhapen menjëherë në mediat ndërkombëtare dhe krijojnë perceptimin e pasigurisë. Turizmi sigurisht që nuk e do flakën dhe dhunën, sepse mjafton një titull i vetëm në mediat ndërkombëtare, një...
Burimi:
kohajone.com