Deputetja e PS, Sara Mila sulmon Berishën në Kuvend: Europa nuk është foltore imagjinare e non-gratës
Seanca plenare e sotme në Kuvend u shoqërua me debate dhe tensione politike lidhur me ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Deputetët e Partisë Socialiste e akuzuan kreun e PD-së, Sali Berishën si përgjegjës për vonesat në procesin e reformës dhe për klimën e tensionuar në Parlament, duke e fajësuar gjithashtu për nxitjen e përplasjeve fizike në sallën plenare. Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PS-së, Sara Mila kritikoi ashpër qasjen e opozitës ndaj integrimit evropian, duke theksuar se Europa nuk mund të përdoret si tribunë personale për retorikë politike. “Ka dy mënyra për ta parë Europën. E para është ta shohësh si një foltore imagjinare personale, që përdoret në konferenca shtypi po ashtu imagjinare, pa ftesë, ku shahet Shqipëria, sa herë që...
Burimi:
kohajone.com