Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

Deputetja e PD-së për qasrkun e Dibrës Denisa Vata ka publikuar një video të dëmtimit të skarpatës anësore tëb Rrugës së Arbrit. Ajo tregon një pjesë të skarpatës në pjesën malore para se të shkohet te Tuneli i Murrizit, që është e çarë vende-vende duke u kthyer në rrezik për drejetuesit e mjevet. Vata shkruan se videoja është bërë prej saj më 10 shkurt ndërsa thekson se rruga është bërë jashtë standardeve, pa studim e pa kontrollin e duhur. “Rruga e Arbrit duhet të jetë siguri për familjet që kalojnë çdo ditë.Është përgjegjësi inxhinierike.Është para publike. Nje skarpatë qe çahet në këtë mënyrë, kemi te bëjnë me dështim teknik dhe institucional. Kjo do të thotë:Ose projekti ka qenë i dobët. Ose zbatimi ka qenë i...