Deputeti Shehu: Procesi në Hagë një farsë, duan të tjetërsohet e vërteta historike
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu vlerësoi nismën për miratimin e një deklarate të përbashkët ku dënohet gjenocidi serb në Kosovë. Shehu ishte bashkëhartues i projektdeklaratës së bashku me deputetin e Partisë Socialiste dhe kreun e Komisionit të Jashtëm, Igli Hasani. Gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit, Shehu tha se kjo është një betejë e gjatë që PD po e bën prej vitesh për të miratuar një rezolutë ku të dënohen krimet e njerëzimit që janë kryer në Kosovë. “Sepse Kosova nuk mund ta realizojë një proces të tillë meqë nuk është anëtare e OKB-së. Ne sot miratojmë një dokument shumë të rëndësishëm. Ishin rrethanat që krijuan kushtet që edhe PS ta miratojë këtë rezolutë, si pasojë e procesit të inskenuar në Hagë, ku kërkohet të...
Burimi:
kohajone.com