Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Deputeti i Vlorës Ardit Bido: Uji mund të kthehet nesër
pamje nga punimet VLORË-Deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido, ka njoftuar se situata në Vlorë, ku banorët ndodhen prej tre ditësh pa ujë, është drejt normalizimit. Bido me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se sistemi i furnizimit me ujë mund të zgjidhet nesër. Bido njofton se ndërhyrjet janë në fazën përfundimtare dhe po punohet për rikthimin gradual të furnizimit. Ardit Bido: Vlora drejt normalitetit, fundi i avarisë po afrohet. Pas më shumë se 72 orësh pune intensive në terren, ka sinjale pozitive se avaria e rëndë në sistemin e furnizimit me ujë në Vlorë mund të zgjidhet brenda ditës së nesërme. Ka qenë një situatë e vështirë dhe e lodhshme për qytetarët. Shqetësimi i tyre është i drejtë dhe i kuptueshëm, pasi mungesa e ujit për...