Deputeti i PD, Bardh Spahia: Rama po djeg Europën për të shpëtuar kokën

Deputeti i PD, Bardh Spahia: Rama po djeg Europën për të shpëtuar kokën

Deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se ndryshimet ligjore që kërkon kryeministri Edi Rama janë për të bllokuar drejtësinë dhe për të shpëtuar veten nga korrupsioni. Në postimin e tij në Facebook, Spahia fton qytetarët të protestojnë më 10 shkurt për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë dhe ëndrrën europiane. Postimi i plotë Sot u vërtetua për të disatën herë që Edi Rama është armiku i drejtësisë dhe i integrimit europian. Paralajmërimi për të ndryshuar ligjet nuk është thjesht mbrojtje për “bashkë-hajdutët”, por është bllokadë ndaj drejtësisë për të mos lejuar që prangat të lidhin duart e tij duke mbërritur në zyrën e kryepërfituesit të fondeve publike dhe kreut të narkoshtetit. ​Tmerri që e ka kapur nga zhytja kokë e këmbë në krim dhe korrupsion...