Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK

Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në SPAK por pritet në zbardhen në vijim. Këlliçi është paraqitur edhe më herët në SPAK. Hera e fundit ka qenë  në shtator 2025, ku u pyet lidhur me kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme. Ai ka depozituar disa padi në SPAK për abuzime sipas tij në Bashkinë e Tiranës. Këlliçi ishte ndër denoncuesit e parë sa i takon aferës “5D” duke çuar më pas në arrestimin e ish-zyrtarëve të Bashkisë.