Deputeti Çuçi debat me ministrin Lamallari për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

Deputeti Çuçi debat me ministrin Lamallari për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

Mbledhja e Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, nxori në pah përplasjen e kryetarit të Komisonit, deputeti i PS-së Bledi Çuçi me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, pasi ky i fundit paraqiti detaje nga projektligji për krijimin e një agjencie të re, për mbikëqyrjen e sistemit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Ministri i Drejtësisë, argumentoi se duke qenë se mban përgjegjësi politike për burgjet, duhet të ketë rol në emërimin e drejtorit të agjencisë. Çuçi kundërshtoi argumentin e Ministrisë së Drejtësisë se ndryshimet e propozuara do të zbehnin fuqinë apo kontrollin e ministrit mbi agjencinë, duke i konsideruar argumentet si jo të vërteta. Debati në komision Bledi Çuçi: E vetmja gjë që nuk është rakorduar dhe që nga këshilltarët e Kuvendit dhe komisionit...