Deputetë të opozitës në Kongresin Amerikan, Bardhi: Shqipëria duhet të forcojë luftën ndaj krimit të organizuar
Deputetë të Partisë Demokratike po zhvillojnë një vizitë në Kongresin Amerikan, kanë zhvilluar një sërë takimesh me kongresmenë amerikanë. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se gjatë takimit me kongresmenin Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe kryetar i Nënkomitetit për Zbatimin e Ligjit Federal, u diskutua situata e luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Bardhi nënvizoi se Shqipëria ka dështuar në mënyrë të përsëritur për të luftuar këtë fenomen, duke krijuar hapësira për bashkëpunim mes institucioneve dhe krimit të organizuar. ”Në Kongresin Amerikan me kongresmenin Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kryetar i Nënkomitetit për zbatimin e...
Burimi:
kohajone.com