Denoncimi: “Produktet dyfish më shumë se në Gjermani”, Braçe sjell argumentet e reja për abuzimet me çmimet
Foto ilustruese TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka shkruar sot lidhur me një denoncim të një qytetari që ZËRI e kishte shpërndarë pak kohë më parë lidhur me dyfishimin e çmimeve në një nga marketet në vend, “Rossman & Lala”. Qytetari e krahasonte një produkt në këtë market i cili ishte i njëjtë si në Gjermani, por vlera dyfish më e lartë. Por Braçe shkon më tej, duke sjellë argumente të tjera në lidhje me abuzimin e çmimeve në vend. Ai ka dhënë 3 argumente, si tatimin mbi vlerën e shtuar, i cili në Shqipëri është 20%, tatimin mbi fitimin 15% dhe pagën minimale prej 500 eurosh në muaj. Sipas tij këto 3 komponentë nuk e bëjnë çmimin dy herë më të lartë...
Burimi:
zeri.ai