Denoncimi i PD për arrestimin e një të mituri gjatë protestës, reagon policia: Ka gjuajtur me sende të forta efektivët, është 14 vjeç

Denoncimi i PD për arrestimin e një të mituri gjatë protestës, reagon policia: Ka gjuajtur me sende të forta efektivët, është 14 vjeç

Drejtoria vendore e policisë Tiranë ka reaguar pas denoncimit të PD-së për arrestimit e një të mituri gjatë protestës së opozitës. Policia ka sqaruar se gjatë veprimeve të shërbimeve të policisë për parandalimin e sjelljeve dhe veprimeve të rrezikshme, në tubimin e mbajtur ditën e sotme, është konstatuar një i mitur duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të shërbimeve të Policisë. Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Në lidhje me shoqërimin e një të mituri në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sqarojmë se gjatë veprimeve të shërbimeve të Policisë për parandalimin e sjelljeve dhe veprimeve të rrezikshme, në tubimin e mbajtur ditën e sotme, është konstatuar një i mitur duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në...