Denoncimi i Fiks Fare/ Video e ryshfetit 9.5 milionë lekë që implikon drejtorin dhe menaxherin e bankës shtetërore

Denoncimi i Fiks Fare/ Video e ryshfetit 9.5 milionë lekë që implikon drejtorin dhe menaxherin e bankës shtetërore

Fiks Fare denoncoi një skandal që ndodh brenda zyrave të shtetit, ku një drejtor dhe një menaxher pronash, në një bankë shtetërore, pranojnë se kanë marrë një ryshfet të majmë për t’i ridhënë nëpërmjet ankandit një qytetari pronën e familjes së tij. Me zë, figurë dhe dokumente, emisioni investigativ publikoi bisedën e dy zyrtarëve me qytetarin, ku pranojnë se morën një shumë prej 950 mijë lekësh të rinj, rreth 10 mijë euro. Të implikuar janë Klevi H., drejtor i ankandeve dhe vartësi i tij, Erald Xh., menaxher pronash, të dy zyrtarë të lartë të Agro Kredit, një shoqëri aksionere, shtetërore, në pronësi 100 % të Ministrisë së Financave. Objekti i saj është “të gjitha format e kredi dhënies, duke përfshirë kredinë hipotekore e konsumatore”. Në...