Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

Kryetari i PD-së Sali Berisha denoncon një tjetër skandal duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se është autori i vërtetë që ka organizuar dhe urdhëruar hakerimin e SPAK-ut dhe dosjeve në SPAK. Berisha ka publikuar sot pjesë nga dosja hetimore për hakerimin e sistemit në Prokurorinë e Posaçme. Në pjesën e dosjes që ka publikuar Sali Berisha, të pandehurit Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni komunikojnë me njëri tjetrin. “Sot, para jush dhe shqiptarëve, paraqes faktin tronditës, paraqes dokumentin që dëshmon se kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, njëheraz padrino i të gjithë mafies shqiptare, është autori i vërtetë që ka organizuar dhe urdhëruar hakerimin e SPAK-ut dhe dosjeve në SPAK. Ju lutem, dëgjojeni. Përshëndetje Doktor. Një informacion të veçantë. Tek dosja e hakerimit të sistemit të...