Denoncimi: Flauers Shoshi i UKT shantazhon punonjësit me ulje pagash
Një punonjës i Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a ka denoncuar në JOQ Albania masa ndëshkuese financiare ndaj një numri të konsiderueshëm punonjësish, ku u është mbajtur paga e një dite pune pa paralajmërim dhe pa respektuar ligjin e punës. Sipas tij, vendimet janë marrë në mënyrë autoritare nga drejtuesi i ri, Flauers Shoshi, duke u përdorur si mjet presioni dhe frikësimi. Denoncimi ngre gjithashtu shqetësime për mungesën e kushteve minimale të punës, pasi punonjësit e terrenit nuk pajisen me uniforma, mjete apo automjete, duke rrezikuar shëndetin e tyre. Një tjetër vendim i kritikuar lidhet me urdhrin që vetëm automjeti personal i drejtorit të parkohet brenda institucionit, ndërsa punonjësit mbeten të neglizhuar. Kjo qasje, sipas denoncuesit, ka krijuar klimë frike dhe heshtjeje, ku punonjësit ndihen të pambrojtur...
Burimi:
gijotina.com