Dënohet me 24 vite burg autori i vrasjes së Gentjan Bejtjas

Dënohet me 24 vite burg autori i vrasjes së Gentjan Bejtjas

Ilir Beqaraj dhe Gentjan Bejtja TIRANË-Gjykata e Tiranës shpalli fajtor dhe dënoi me 24 vite burg Ilir Beqarajn alias Maçellaraj alias Brahimi, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas. Vrasja e Gentian Bejtjas Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit 2024 brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej...