Dënohet me 15 vite burg Moisi Habilaj, Gjykata e Posaçme jep dënimin për gjithë grupin e trafikut të drogës

Dënohet me 15 vite burg Moisi Habilaj, Gjykata e Posaçme jep dënimin për gjithë grupin e trafikut të drogës

Moisi Habilaj është dënuar me 15 vite burg në mungesë, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht duhet të vuajë 10 vite heqje lirie. Gjykata e posaçme ka vendosur që Nezar Seiti dënohet me 12 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar duhet të kryej 8 vite heqje lirie. Ndërkohë është vendosur të pushohet çështja për Fatmir Minajn, si dhe çështja për Meridian Sulajn. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Moisi Habilaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë (për episodin e datës 18.10.2017), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe...