“Dënimi në Greqi është autentik”, Prokuroria e Përgjithshme përfundon verifikimin për Irena Gjokën, ‘topi’ i kalon KLGJ-së

“Dënimi në Greqi është autentik”, Prokuroria e Përgjithshme përfundon verifikimin për Irena Gjokën, ‘topi’ i kalon KLGJ-së

irena gjoka TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme në një deklaratë për mediat, njofton se ka përfunduar procesin e verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila shërben në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Përgjithshme ka konstatuar se dënimi i Gjokës në Greqi, për falsifikimin e vizës është autentik, por i takon KLGJ-së që të vendosë nëse gjyqtarja është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës. Prokuroria e Përgjithshme, në informacionin e grumbulluar, ka arritur në përfundimin se dënimi i Gjokës në shtetin grek ishte arkivuar, për shkak se nuk ishte ekzekutuar prej vitesh. Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, Prokuroria ka miratuar rezultatet...