Dënimi i gjyqtares Irena Gjoka, KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit: Ta shqyrtojë ILD-ja
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) nuk ka pranuar nisjen e procedurave të verifikimit për çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, e cila është vënë nën hetim për një dënim të saj të padeklaruar në Greqi. Gjatë mbledhjes së mbajtur këtë të premte, KLGJ ka vendosur me shumicë votash t’ja kalojë çështjen Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), me argumentin se diskutimi mbi papërshtatshmërinë e gjyqtares ka lindur pasi ajo e ka marrë statusin e magjistrates Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Sipas...
Burimi:
gijotina.com