Dëmtohet ura e fshatit Ogjost në Kukës, rrugë të bllokuara në disa zona të tjera rurale. Hasi përballet me rrezikun e rezervuarit Helshan 2

Dëmtohet ura e fshatit Ogjost në Kukës, rrugë të bllokuara në disa zona të tjera rurale. Hasi përballet me rrezikun e rezervuarit Helshan 2

Qarku Kukës vazhdon të përballet me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, duke rritur rrezikun në të gjitha rrugët nacionale, urat dhe akset bashkiake. Situata është më kritike në Ura e fshatit Orgjost, ku njëra këmbë mbajtëse është dëmtuar, dhe në disa rrugë të bllokuara në Njësinë Zapod, Cërnalevë dhe Oreshkë. Strukturat përkatëse dhe subjektet kontraktore po punojnë për të mbajtur rrugët funksionale dhe për të monitoruar situatën në terren. Në bashkinë Has, problem mbetet rezervuari Helshan 2, pranë të cilit ndodhet një objekt shkollor. Sa i përket energjisë elektrike, i gjithë qarku furnizohet normalisht përveç Njësive Administrative Zapod, Shishtavec dhe Topojan (Bashkia Kukës). Top Channel