Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Po ndërtojmë një rrugë alternative
Zv. ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kreu i ARRSH Ami Kozeli, kreu i AKMC si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve për mbarëvajtjen e rrugëve po mbajnë një konferencë për mediat lidhur me dëmtimin dhe bllokimin e aksit Librazhd-Pogradec dhe bypassit të ri. Kozeli tha se është marrë vendim për të ndërtuar një rrugë alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, derisa të stabilizohet situata me rrëshqitjet. ”Nga analiza e kryer rezulton se shkaku kryesor i kësaj situate mbetet ndikimi i reshjeve intensive dhe të shtrira në kohë të gjatë, erozioni lumor, si dhe saturimi masiv i tokës, gjë që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive dhe pamundësi për ndërhyrje të menjëhershme derisa të merren rezultatet e raportit gjeologjik. Në mbledhjen...
Burimi:
kohajone.com