“’Demonstrata e ujit’ në Vlorë, si ajo e bukës e lidhur me emrin e Koçi Bakos”, Artan Fuga: Këshilltarët e opozitës-gjumë, deputetët urojnë si gjela deti njëri-tjetrin

“’Demonstrata e ujit’ në Vlorë, si ajo e bukës e lidhur me emrin e Koçi Bakos”, Artan Fuga: Këshilltarët e opozitës-gjumë, deputetët urojnë si gjela deti njëri-tjetrin

“Demonstrata e ujit” në Vlorë, pa dyshim si demonstrata e bukës e lidhur me emrin e Koci Bakos, por pa dëshmorë! Historia kështu e ka, një herë si dramë, herën e dytë si komedi!Shumë domethënëse! E turpshme që ndonjë parti bën sikur e organizoi me ndonjë militant të lodhur! Jo, ajo ishte revoltë spontane njerëzish që etja për ujë, lodhja fizike për të gjetur ujë më kujton ndonjë vend andaj nga Saharaja! Aty në pak minuta në video shoh tre elementët bazikë të kozmosit politik shqiptar sot, të turpshëm sa s’ka ku të vejë më! E para: Njerëz që luftojnë për nevoja bazike, për ujë në një vend ku burimet ujore mjaftojnë edhe për të ngopur etjen e italianëve përtej bregdetit tonë.Pra njerëz të vendosur...