Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Demokrati Mariglend Doci nga Kurbini: “Deri në rrëzimin e Edi Ramës. Nuk ka rrugë tjetër, ditë-natë”
“Deri në rrëzimin e Edi Ramës. Nuk ka rrugë tjetër!”. Thirrja për rezistencë u bë sot pasdite nga demokratët e Kurbinit në takimin me liderin e PD-së Sali Berisha. Mariglend Doci, anëtari Këshillit Kombëtar të PD-së i bëri thirrje për rezistencë qytetare kundër qeverisë që të nisë në 22 dhjetor dhe të mos ndalet deri në rrëzimin e qeverisë Rama ‘Kjo është e vetmja rrugë’ tha ai. Duke folur gjatë foltores së demokratëve, Doci akuzoi pushtetin lokal në Kurbin si të korruptuar dhe denoncoi pasojat e reformës territoriale të vitit 2014 që bëri që e gjithë treva e Kurbinit të përfshihej në një bashki të vetme, duke zhvendosur të gjithë vëmendjen drejt qytetit të Laçit dhe duke lënë pas dore zonat rurale. Ai theksoi se...