Demo: 500 aplikime deri tani për Paketën e Maleve
Qeveria miratoi sot përfshirjen edhe të tre bashkive të tjera, Pukë, Lezhë dhe Bulqizë, në Paketën e Maleve, duke zgjeruar më tej këtë nismë për zhvillimin e zonave malore. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur për mediet pas mbledhjes së qeverisë se tashmë më shumë se gjysma e bashkive në vend janë pjesë e kësaj pakete, duke pasur të miratuara zonat prioritare për zhvillim. Ai informoi se numri i kërkesave të paraqitura nga territori në kuadër të Paketës së Maleve ka arritur në rreth 500, çka tregon interes të lartë nga qytetarët dhe bizneset. Sipas Demos, disa bashki janë në fazën përfundimtare të shqyrtimit të kërkesave, si Shkodra dhe Skrapari, të cilat po përmbyllin afatin 45-ditor të shqyrtimit. Pas kësaj...
Burimi:
kohajone.com