Dëmet nga reshjet në Përmet/ U dëmtuan shtëpitë në lagjen veriore të qytetit, problem edhe shkëputja e një masivi toke
Dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të mesit të janarit janë të pallogaritshme për dhjetëra familje në lagjen veriore të qytetit të Përmetit. Si pasojë e situatës së rëndë, banorët u detyruan të shpërngulen nga banesat e tyre, duke u strehuar përkohësisht në konvikte apo tek të afërmit, ndërsa shtëpitë dhe pasuritë e tyre kanë mbetur të shkatërruara. Dëmet në pajisje elektroshtëpiake dhe mobilie kapin vlera prej dhjetëra milionë lekësh. Banorët rrëfejnë se vërshimi i ujërave nga lartësitë përreth ishte i paprecedentë, aq sa një situatë e tillë nuk mbahet mend as nga më të moshuarit e zonës. Në pjesën veriore të lagjes ndodhet një masiv toke, i cili sipas pamjeve është në kufijtë e të paparashikueshmes. Spostimi i konsiderueshëm i dheut dhe krijimi...
Burimi:
top-channel.tv