Delvinë/ Gjimnazistët protestojnë para komisariatit: Shoku u plagos pranë shkollës, ndihemi të pasigurt

Delvinë/ Gjimnazistët protestojnë para komisariatit: Shoku u plagos pranë shkollës, ndihemi të pasigurt

Nxënësit e gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar këtë të premte para komisariatit të policisë, duke bërë thirrje për drejtësi. Protesta vjen pas një konflikti të dhunshëm që ndodhi në shkollë tri ditë më parë. Sipas rrëfimit të nxënësve, ngjarja ka ndodhur më datë 3 mars në mëngjes, kur një nxënës 15-vjeçar, në vitin e parë, ka sharë dhe ofenduar shokun e klasës, pasi ai i kishte mbyllur pa dashje derën e klasës. Të dy janë thirrur në drejtori, por konflikti nuk u shua. Nxënësit kanë deklaruar, se agresori ka shkuar në shtëpi, ka marrë thikën dhe i ka zënë pritë shokut të tij sapo doli nga oborri. Nxënësit thanë gjatë protestës, se ndihen të pasigurt dhe akuzojnë drejtorin e shkollës, Tigri Berberi, se nuk e...