Delegacioni i EUROPOL vjen në Tiranë, Policia e Shtetit: Bashkëpunojmë në luftën kundër krimit të organizuar!

Delegacioni i EUROPOL vjen në Tiranë, Policia e Shtetit: Bashkëpunojmë në luftën kundër krimit të organizuar!

Policia e Shtetit dhe EUROPOL konfirmuan të premten (dje) bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, gjatë një takimi të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Delegacioni i EUROPOL-it, i përbërë nga përfaqësues të Qendrës për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda (SOCC), u kryesua nga Jean Yves Goriou, drejtues i Njësisë kundër Krimit të Organizuar, i shoqëruar nga Roberto Garbini, zëvendësdrejtues i Ekipit për Organizatat Kriminale me Rrezikshmëri të Lartë në Njësinë e Krimit të Organizuar. Takimi u drejtua nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, dhe u fokusua te forcimi i bashkëpunimit operacional dhe strategjik mes Policisë shqiptare dhe EUROPOL-it. Sipas njoftimit zyrtar, palët diskutuan për prioritetet e përbashkëta kundër krimit të organizuar,...