Del autopsia e vrasjes së Kevin Muharremit në Itali, çfarë u zbulua
Autopsia për vrasjen e 25-vjeçarit Kevin Muharremi, i cili humbi jetën në një natë të përgjakshme të Shën Valentinit në Itali, ka nxjerrë detaje të reja mbi dinamikën e krimit. Sipas raportimit të mediave të huaja, Muharremi është goditur nga më shumë se një plumb, të qëlluar me armë zjarri tip Beretta 7.65. Një nga plumbat rezulton të ketë qenë fatal, pasi e ka goditur në zonën e qafës, ku është gjetur edhe predha. Ekspertiza përfundimtare, e cila pritet të dorëzohet brenda 60 ditëve, do të përcaktojë saktësisht se cila prej plagëve ka shkaktuar vdekjen, si dhe do të japë elemente të rëndësishme për rindërtimin e plotë të ngjarjes. Ngjarja tragjike ndodhi pas një përplasjeje mes dy grupeve të rinjsh, që nisi në një pub...
Burimi:
kohajone.com