Deklaratë në lidhje me dhunën ndaj gazetarit Gentian Këllçiu
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin e tij lidhur me dhunën e ushtruar ndaj gazetarit te Syri tv, Gentian Këllçiu, gjatë ushtrimit të detyrës së tij profesionale, teksa po raportonte mbi një protestë të punonjësve të Ndërmarrjes së Gjelbërimit të Bashkisë Vlorë.Sipas informacionit zyrtar të bërë publik nga Policia, gazetari Këllçiu është sulmuar fillimisht verbalisht dhe më pas fizikisht nga një shtetas, në një ambient publik ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të mediave të tjera për pasqyrimin e ngjarjes. Ky akt përbën një shkelje të rëndë të lirisë së medias dhe një kërcënim serioz ndaj sigurisë së gazetarëve në terren. AGSH e konsideron të papranueshme çdo formë dhune, presioni apo intimidimi ndaj gazetarëve, veçanërisht kur ata ndodhen në krye të detyrës dhe ushtrojnë...
Burimi:
kohajone.com