Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Deklaratat e Ramës për AKSHI-n/ Balliu: Mori në mbrojtje një aferë kriminale, është cënuar siguria e vendit
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili mori në mbrojtje drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj. Në një video mesazh në Facebook, Balliu thotë se “Rama nuk mbrojti AKSHI-n, por veten e tij”. Sipas Balliut, Rama “justifikoi një aferë” ku siç tha ai, “baxhanaku i tij ka përfituar rreth 800 pagesa nga buxheti i shtetit, një skemë që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe ka dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve në duart e krimit të organizuar”. Sipas Balliut, “Ergys Agasi është masha personale e Ramës. AKSHI, Agasi, Balluku janë vetë Rama”. “Në pseudo-podcastin e sotëm, Edi Rama mbrojti korrupsionin më të madh në historinë e vendit. Ai justifikoi një aferë ku baxhanaku i tij ka përfituar rreth 800 pagesa...