Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

Pas përmbytjeve të fillimit të vitit në qytetin bregdetar u raportuan dëmtime serioze në disa segmente rrugore, ndërsa Bashkia e Durrësit, në postime publike, e paraqiti situatën si pasojë të drejtpërdrejtë të reshjeve të shiut. “Rruga e Currilave është dëmtuar si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit”, shkroi Bashkia e Durrësit në një postim në rrjetet sociale më 10 janar. Në të njëjtin postim, institucioni bëri të ditur se ishin ndërmarrë masa për rikthimin e situatës në normalitet. “Ekipet kanë nisur punën për rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme brenda pak ditësh”, shkroi bashkia katër ditë pasi qyteti ishte përmbytur, duke e shoqëruar postimin edhe me disa foto nga terreni, ku dukej qartë asfalti i rrugës. Kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako, duke insektuar rrugën...