Degradimi i pushtetit vendor, afro gjysma e kryebashkiakëve ndodhen nën akuzë për abuzime

Degradimi i pushtetit vendor, afro gjysma e kryebashkiakëve ndodhen nën akuzë për abuzime

Mëngjesin e 10 shkurtit 2025, ekranet e televizioneve po transmetonin ‘live’ kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duke inspektuar një kopësht, ndërkohë që ai ndodhej në të vërtetë në zyrën e tij me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët i komunikuan masën e arrestit me burg për akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij. Një vit më pas, Veliaj ndodhet në qeli dhe në proces gjykimi, ndërkohë që vazhdon të mbajë “de jure” postin e kryebashkiakut, pas një përpjekjeje të dështuar të Këshillit të Ministrave për ta shkarkuar atë, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Veliaj shihej si një politikan në ngjitje i Partisë Socialiste dhe imazhi i saj në pushtetin vendor, përpara se...