Dëbora ‘pushton’ zonat malore të Elbasanit, deri në 25 cm trashësi në disa fshatra
Reshjet e dendura të dëborës që përfshinë gjatë natës së fundit Qarkun e Elbasanit kanë rikthyer përkohësisht atmosferën dimërore në zonat malore, duke mbuluar dhjetëra fshatra në katër bashki të këtij qarku. Sipas të dhënave nga terreni, fshatrat malorë të bashkive Elbasan, Librazhd, Gramsh dhe Përrenjas janë zgjuar këtë mëngjes nën një shtresë dëbore që varion nga 15 deri në 25 centimetra. Reshjet nisën rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme dhe vijuan me intensitet deri pas mesnate, duke krijuar një panoramë tipike dimërore në prag të pranverës. Zonat më të prekura rezultojnë Parku Kombëtar i Shebenikut, fshati turistik Fushë Studen, si dhe një sërë lagjesh e fshatrash mbi 800 metra mbi nivelin e detit në Njësinë Administrative të Librazhdit, përfshirë Orenjën, Qarrishtën, Dragostunjën, Polisin,...
Burimi:
top-channel.tv