Dëbora “paralizon” veriun dhe juglindjen, cilat janë zonat më problematike
debora ne vend TIRANË- Reshje të shumta dëbore kanë mbuluar pjesën më të madhe të veriut të vendit dhe juglindjen. Reshje bore me intensitet të lartë ka pasur në gjithë teritorin e Bashkive Dibër dhe Bulqizë. Prej ditës së djeshme, në shumë zona mungon energjia elektrike. Trashësia e borës në njësitë Lurë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Muhurr ka kaluar mbi 40 centimetra. Ndërkohë, disa akse janë të bllokuara për shkak të reshjeve të dëborës. Rruga e Arbrit është e kalueshme, por duhet kujdes nga Qafa e Buallit deri në tunelin e Murrizit. Në qytetin e Peshkopisë, trashësia e borës arrin rreth 20 centimetra. Rruga Peshkopi–Kukës kalohet vetëm me zinxhirë dhe me vështirësi të mëdha. Ndërsa segmenti te Ura e Çerenecit – Librazhd është aktualisht i...
Burimi:
zeri.ai